Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

7 Nëntor, 2022 - 7:00 pm

Deputetët do të mblidhen nesër në Kuvend për një seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit, seanca e jashtëzakonshme e së martës do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite. Do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Pas kësaj, është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite do të jenë tri pika:

1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë./ KultPlus.com

Të ngjajshme