Nesër shënohet Dita Botërore e Biçikletave në Prishtinë

2 Qershor, 2021 - 4:20 pm

Në Ditën Botërore të Biçikletës ‘Kosova Bike Group’ organizon ngjarjen me biçikleta, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimit kjo ditë do të festohet e njëkohësisht do të protestohet për më shumë  të drejta për çiklistët.

“Për të shënuar Ditën Botërore të Biçikletës “3 QERSHORI”, po organizojmë një Ngjarje me Biçikleta deri te Parku i Gërmisë (Te Koshat) në Prishtinë. Kjo datë e rëndësishme shënohet, festohet por edhe në të njejtën kohë protestohet anë e mbanë botës për sa më shumë të drejta për çiklistët, avokimin për rritjen e shtigjeve për biçikleta, promovimin e jetesës së shëndetëshme, mbrojtjen e ambientit etj”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më poshtë guiden e ditës së nesërme:

– Nisja bëhet nga Monumenti “NEWBORN” në Prishtinë nga ora 19:00 (të jeni prezent së paku 15-30min më herët), me xhiro nëpër rrugët kryesore të Prishtinës nën përcjelljen e Red Bull dhe Policisë së Kosovës deri te Parku i Gërmisë (Te Koshat).

– Në fund të distinacionit do të kemi Muzikë-DJ dhe pije freskuese falas nga Red Bull, Ujë Rugova, Frutomania dhe ushqim falas nga Troshat. Kjo ngjarje përkrahet dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Europe House, SIGKOS dhe Chameleon Print. Për sigurinë e pjesëmarrësve në Event, do të përkujdeset Policia e Kosovës nën përcjelljen dhe asistimin e tyre.

OBLIGATIVE:

• Helmeta ose kapelë, paisjet tjera mbrojtëse dhe Maska.

• Pjesëmarrësit: (Të gjitha moshat, ndërsa fëmijët nën përcjelljen e prindit apo kujdestarit).

• Të mbahet distanca sociale dhe të përkujdesemi për njëri tjetrin.

• Të respektojmë njëri tjetrin, rregullat e qarkullimit dhe rregullat e grupit të Kosova Bike.

REKOMANDIM:

• Është e rëndësishme që të keni me veti ujë, veshje sportive, goma rezervë apo mjete tjera të riparimit në rast të ndonjë defekti.

Grupi jonë është i pregaditur të jap ndihmën e parë në rast të ndonjë emergjence.

VËMENDJE!! Eventi mund të anulohet vetëm në qoftë se përkeqësohen kushtet atmosferike apo për shkak të situatës së krijuar në vend si pasojë e #COVID19

Ftoni të gjithë të apasionuarit e çiklizmit të na bashkohen në këtë Ngjarje Botërore që ta shënojmë edhe nga Kosova./ KultPlus.com

Të ngjajshme