Nesër vendoset një billbord dhe 1432 pemë për fëmijët e vrarë në luftën e Kosovës

19 Nëntor, 2019 - 11:19 pm

Nesër, (me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve), në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëvë tanë martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, do të përurohet Billbordi (me pamje të Obeliskut) me dimensione 3 metra të gjerë e 4  metra të gjatë, i cili do të vendoset në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Po në atë vend do të ngritet Kompleksi Memorial në formë OBELISKU, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmiut të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij.

Ky Kompleks Memorial, sipas dizajnuesit Prof.dr.Rrezeart Galica do ta ketë pamjen e nje mini- parku nacional, në të cilin do të mbillen lule të freskëta në të katër stinët e vitit. Do të ketë pushimore dhe vendparkim për veturat e vizitorëve, shkruan insajderi, përcjell KultPlus.com

Të ngjajshme