Netflixi ofron pa pagesë disa prej filmave dhe serive të tij

1 Shtator, 2020 - 9:30 pm

Netflixi po synon të rrisë tregun e tij edhe më tepër në nivel global.

Aktualisht gjiganti amerikan është duke ofruar disa prej filmave dhe serive të tij pa pagesë për përdoruesit që nuk e paguajnë atë.

Në këtë ofertë ndër të tjera përdoruesit mund të shohin pa pagesë “Stranger Things,” “Murder Mystery,” “Elite,” “Bird Box,” “When They See Us,” “The Two Popes,” “Our Planet” dhe “Grace and Frankie”, transmeton KOHA.

Kjo ofertë përfshinë afër 200 vende ku Netflixi tashmë operon.

“Jemi duke shikuar të kemi promovime të ndryshime të marketingut në mënyrë që të tërheqim anëtarë të rinj, të cilëve do iu japim një përvojë fantastike të Netflixit”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për TechCrunch.

Përdoruesit nuk kanë nevojë që të krijojnë ndonjë llogari për t’i shikuar pa pagesë këta filma.

Të ngjajshme