New York Times shkruante për faljen e gjakut dhe punën e Anton Çettës

2 Shkurt, 2022 - 11:51 pm

Më 7 prill të vitit 1990 në gazetën prestigjioze “New York Times” kishte zënë vend shkrimi i cili fliste për faljen e gjakut dhe punën që po bënte Anton Çetta.

Lajmi fillon më përshkrimin e familjes Dragacina dhe Betushi, ku dy anëtarët e familjes së tyre – Libibe Dragacina dhe Beslim Betushi i zgjatin dorën njëri tjetrit për t’ia falur gjakun e vrasjes.

Artikulli tregon se deri tani, që nga 1 shkurti janë pajtuar rreth 150 familje dhe se organizatorët janë të bindur se do të zgjidhen edhe 450 deri në 550 raste të mbetura, shkruan KultPlus.

“Në këtë situatë e cila ka qenë e vështirë për shqiptarët, ne dëshirojmë që të kemi të paktën një reduktim të kësaj të keqe”, është shprehur Anton Çetta, nismëtari i kësaj iniciative, për New York Times. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme