Nga e ka zanafillën Kuvendi

8 Nëntor, 2019 - 12:54 pm

Fjala Kuvend e ka zanafillën nga mbledhjet e burrave të një krahine, fshati a fisi, që shqyrtonin e zgjidhnin çështjet më të rëndësishme politike e shoqërore të zonës së tyre.

Sipas të drejtës kanunore, kishin natyrën e një organizimi vetëqeverisës.

Kuvendet shqyrtonin probleme të karakterit gjyqësor e administrativ me rëndësi të përgjithshme dhe i vendosnin sipas parimeve të Kanuneve lokale.

Kuvendet mblidheshin zakonisht në vende të paracaktuara: pjesëtarët e tyre rreshtoheshin në gjysmërreth duke qenë krerët dhe pleqtë më vete dhe banorët e tjerë më vete.

Vendimin përgjithësisht e jepnin krerët dhe pleqtë, ndërsa vegjëlia dhe stërpleqtë kishin të drejtën të pranonin ose jo.

Të gjithë anëtarët e kuvendeve ishin të armatosur.

Gratë nuk merrnin pjesë. /KultPlus.com

Të ngjajshme