Nga nesër, udhëtim poetik në rrugët e Prishtinës

10 Shtator, 2020 - 2:11 pm

Letërsia e bën njeriun të udhëtoj nëpër kohë mendërisht, mirëpo kësaj radhe në kuadër të Festivalit Polip dhe Festivalit HAPU, letërsia do të na shtyjë drejt udhëtimit fizik bashkë me të.

Rrugëtimi poetik në Prishtinë nis nesër, më 11 shtator. Nga ora 19:30 e deri në 20:00 publiku do të ketë rastin të dëgjoj poezi nga radiot e tyre, teksa janë duke lëvizur me makinat e tyre.

“Publiku ftohet me makinat e tyre të përcjellin këtë udhëtim poetik në rrugët e Prishtinës, si një uverturë poetike para hapjes zyrtare të festivalit polip që do të bëhet me publikun online. Gjatë këtij udhëtimi, përmes frekuencës FM radiove të tyre në makina, publiku do të dëgjojnë poezi të disa prej autorëve pjesëmarrës në festivalin polip”, thuhet në njoftimin e HAPU, përcjell KultPlus.

Kuratorë të kësaj nisme janë Dukagjin Podrimaj dhe Florent Mehmeti, aktorët të cilët do të performojnë poezitë janë May-Linda Kosumovic dhe Adrian Morina, ndërkaq poetët janë Sibel Halimi, Lulzim Haziri, Faruk Šehić, Tomislav Markovic, Nora Prekazi Hoti, Loer Kume, Plator Gashi, Katja Grćic dhe Ana Kove./KultPlus.com

Të ngjajshme