Nick Cave paralajmëron një libër kujtim për periudhën pas vdekjes së djalit të tij

19 Shtator, 2021 - 11:20 am

Muzikanti Nick Cave ka njoftuar se do ta publikojë një libër kujtim për periudhën pas vdekjes tragjike të birit të tij.

Djali i Cave-it, Arturi, e kishte humbur jetën në moshën 15 vjeçare pesë vjet më parë, pasi kishte rënë nga një shkëmb.

Libri i titulluar “Besim, shpresë dhe masakër” është krijuar nga intervistat dhënë mikut të tij, gazetarit Sean O’Hagan.

“Kjo është intervista e parë që e kam dhënë pas sa vjetësh. Është mbi 40 orë e gjatë”, ka njoftuar Cave.

O’Hagan thotë që libri përshkon “biseda intime e shpesh befasuese në të cilat Cave flet me sinqeritet për jetën dhe muzikën e tij, për transformimet dramatike të të dyjave të prekura nga tragjedia personale”./KultPlus.com

Getty Images

Të fundit

Të ngjajshme