Nis fushata për mbledhjen e informacioneve dhe dokumentim mbi jetën paralele në vitet 90-të në Kosovë

17 Nëntor, 2023 - 2:30 pm

Wikimedianët e Gjuhës Shqipe po zhvillojnë një fushatë shumë të rëndësishme dhe emocionuese. Për të dokumentuar historinë, memorien kolektive dhe përvojat e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ‘90, ata zhvillojnë fushatën “Jeta në vitet ‘90 në Kosovë”. 

Wikimedianët bëjnë thirrje për bashkëpunim për mbledhjen dhe dokumentimin e historive, përvojave dhe dëshmive nga periudha historiko-kulturore e viteve ’90 në Kosovë.

Si pjesë e kësaj fushate, ata inkurajojnë pjesëmarrësit të ngarkojnë fotografi, dokumente dhe të rrëfejnë historitë e tyre në një platformë të dedikuar në Wikimedia, e quajtur Wikimedia Commons. Fushata është e hapur gjatë periudhës 15 nëntor deri më 15 dhjetor.

Kjo fushatë po ashtu promovon krijimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së Wikipedias mbi jetën në vitet ‘90 përmes zhvillimit të një editatoni (maratonë redaktimi) më datë 2 dhjetor.

Për më shumë informacion rreth fushatës, vizitoni lidhjen:
https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Life_in_the_90s_in_Kosovo/sq

Bashkohuni sot për të ndikuar në mënyrën se si historia e Kosovës paraqitet!

Kontakt
Email: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/SQWikimediansUG . / KultPlus.com

Të ngjajshme