Nis sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

14 Gusht, 2023 - 9:02 am

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet këtë të hënë. Në edicionin e 41-të të tij, seminari do të ketë temë kryesore “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”.

Drejtori i seminarit, Bardh Rugova tregon për KosovaPress se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës.

“Kemi një numër të madh të pjesëmarrësve dhe të të interesuarve për të marrë pjesë sivjet në seminar. Ata i ndajmë në dy grupe kryesore. Në grupin që do të vijnë në seminar për të ndjekur kurset e gjuhës, janë një numër prej 100-120 studentë dhe studiues, të cilët duan që ta mësojnë në nivele të ndryshme gjuhën shqipe për nevoja të mëtutjeshme studimore. Ky mund të themi që është fokusi ynë kryesor, për shkak që themi se numri më i madh i albanologëve të mëdhenj sot në botë janë që kanë kaluar nëpër këtë seminar… Pjesa e dytë e pjesëmarrësve të seminarit, që do të jenë rreth 130 të tjerë, janë studiues të cilët do të paraqiten me ligjërata, referime dhe kumtesa të ndryshme studimore. Kështu që janë dy grupe të ndryshme që kur i bëjmë bashkë janë 200-250”, thotë ai.

Këtë vit në Seminarin 41 të Prishtinës, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore. / KultPlus.com

Të ngjajshme