Nita Rakovica, policja e parë shqiptare pjesë e uniformave blu në Zelandën e Re

9 Gusht, 2022 - 10:13 am


Nita Rakovica është shqiptarja e parë oficere policie që i bashkohet uniformave blu në Zelandën e Re.

Nita pas mbarimit të Kolegjit për oficere policie me sukses veshi uniformën dhe komfor ligjeve e rregullave të punës kryen detyrën në ruajtjen e rendit në qytetin e Auckland-it.

Për Diaspora Shqiptare ajo tha: “Jam e kënaqur me punën dhe krenare me uniformën e policit në shtetin e rregullit e qetësisë, ku jetojnë kultura e raca të ndryshme në harmoni të plot, shtetit ku u rrita, shtetit që na dha dorën e ndihmës kur patëm më së shumti nevojë”.

Rakovica përpara se tyi bashkohej uniformave blu punoi oficere në linjën telefonike emergjente dhe thotë se kjo i dha asaj aftësinë për të “përballur situatat intensive dhe për të qenë në gjendje të qëndronte e qetë në të njëjtën kohë”.

“Megjithatë, ambicia ime ishte gjithmonë të bëhesha oficer policie dhe të ndihmoja komunitetin ballë për ballë. Ndërsa isha në Kolegj dola vullnetare për të ndihmuar në Skuadrën e Trajnimit të Shkelësve të Armatosur dhe definitivisht e shoh veten të bashkohem me një skuadër në vitet e ardhshme – nëse përshtatem mjaftueshëm” është shprehur për mediat lokale në dhjetor 2021 Rakovica, pak pas nisjes së kursit.

Nita sëbashku me familjen u vendos në Zelandën e Re në tetor të vitit 1999 kur sapo kishte mbushur 5 vjecc. Ishin këto ardhje të familjeve kosovare që kishin përjetuar gjenocidin e shteti serb në tokat e tyre stërgjyshore. Si të gjithë fëmijët shqiptarë të moshës shkollore bashkë me ta edhe Nita shpejt mësuan gjuhën dhe u adaptuan mjedisit të ri. Shumë prej tyre kanë kryer studimet në universitetet prestigjioze të Auckland-it dhe punojnë gjithandej Zelandës së Re. / Diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme