“Një ditë jeta ime do të ndryshoj”, etiopianët rrëfejnë emigrimet nëpër zonat e rrezikshme

14 Qershor, 2021 - 10:34 am

Çdo vit mijëra banorë të Etiopisë nisin udhëtimet e rrezikshme për të ikur nga vendlindja. Këtë e bëjnë për arsye të ndryshme, primare janë ato të keqjetesës, kequshqyerjes apo edhe mungesës së së ardhmes.

Rreth 2 mijë kilometra detyrohen t’i bëjnë në këmbë në drejtim të Arabisë së Saudite. Rruga e tyre nuk është gjithherë e lehtë pasi ju duhet të kalojnë malet të thata, shkretëtira përvëluese dhe madje edhe zona lufte. Shumë prej tyre përballen me grabitës, që ua vjedhin rrobat, të hollat e pakta apo ushqimet. Një pjesë e madhe e tyre vdesin rrugës ndërsa disa nuk arrijnë në cakun e duhur dhe përfundojnë si lypës nëpër rrugë.

“Me paratë që do i fitoj duke punuar, do ndërtojmë një shtëpi. S’do të ketë mjerim më, do jetë një shtëpi e vogël për nënën time”, tregon

Një vajzë e mitur ka rrëfyer për BBC se me gjithë mundimet gjatë rrugës, qëllim ka të jetojë mirë dhe e lumtur. Ajo beson se ndërrimi i vendbanimit do ia ndryshonte jetën.Përktheu: E.B./ KultPlus.com

Të ngjajshme