Një ditë para takimit në Bruksel, kreu i NATO-s takohet me Kurtin dhe Vuçiqin

12 Gusht, 2022 - 2:45 pm

Më 17 gusht, një ditë para takimit të dy liderëve në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të ketë takime të ndara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan KultPlus.

Në njoftimet e NATO-s për këto dy samite thuhet kështu.

Pas këtyre dy takimeve të kreut të NATO-s, do të ketë edhe një konferencë për media me Kurtin dhe Vuçiqin.

Konferenca për media mes Stoltenberg dhe Vuçiq do të mbahet në orën 15:30, ndërsa ajo me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.

Ndryshe, më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel pas tensionit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë. /KultPlus.com

Të ngjajshme