Një hap më afër jetësimit të projektit për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”

10 Janar, 2024 - 9:07 pm

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratua inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme që i hap rrugë realizimit të këtij projekti.

Kjo po bëhet në prag të 25 vjetorit të përkujtimit të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të vendit tonë, Masakrën e Reçakut, dëshmi për gjenocidin e kryer nga Serbia ndaj shqiptarëve.

Ky projekt i rëndësisë së veçantë është duke u përgatitur në bashkëpunim të ngushtë mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale dhe Komunës së Shtimes./KultPlus.com

Të ngjajshme