Një kujtesë dhe refleksion

7 Shtator, 2020 - 10:20 pm

Shkruan: Halil Matoshi

Një kujtesë dhe refleksion

(30-vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut)Kushtetuta e 7 shtatorit 1999, e ashtuquajtur e Kaçanikut, (për arsye të vendit ku është shoallë) ka spikatë tre faktorë që kanë ndiku ndjeshëm në rrjedhat e mëpastajme të shtetkrijimit kosovar:

1. Ka dëshmu kontinutet juridik, që është e domenit të kulturës juridike ose frymës së ligjeve. Shpirti i Ligjeve është një traktat mbi teorinë politike, si dhe një vepër pioniere në të drejtën krahasuese, botuar më 1748 nga Charles de Secondat, Baron de Montesquieu.

2. Ka dëshmu vullnet politik me dalë nga një administrim i dhunshëm si kontonuitet i përpjekjeve për luri e shtet, përgjatë tërë shekullit 20, duke i vënë themelet e Shtetit në formim e sipër, in status nascendi ose Nascent State. Termi vjen nga kimia.

3.Ka dëshmu aftësi për rreshtim strategjik gjeopolitik euro-atlantik. Shteti sovran i Kosovës buron nga kjo frymë dhe u obligohet grave dhe burrave që në Kaçanik, nën shtetrrethim e shprehën vullnetin e popullit të Kosovës për mëvetësi.

Të ngjajshme