Një monedhë e veçantë për nder të 95-vjetorit të Mbretëreshës Elizabeth II

5 Janar, 2021 - 8:58 am

Një monedhë speciale me vlerë pesë funte (5.54 euro) do të lëshohet në Britani të Madhe përpara ditëlindjes së 95-të të Mbretëreshës Elizabeth II, njoftoi sot Thesari Mbretëror.

“Zemra ime dhe përkushtimi im” është slogani që do të gdhendet në monedhë dhe i referohet një premtimi që mbretëresha ua bëri subjekteve të saj gjatë mesazhit të saj të parë televiziv të Ditës së Krishtlindjes në vitet 1950.

Monedhat 5-funtëshe nuk janë në përdorim të përditshëm dhe tradicionalisht lëshohen vetëm për raste shumë të veçanta.

Mbretëresha, ditëlindja e së cilës është më 21 prill, paraqitet në monedhat dhe kartmonedhat normale të valutës britanike./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme