Një studente amerikane shpik maska për personat shurdhë-memec

5 Prill, 2020 - 12:28 pm

Një studente amerikane nga shteti Kentucky, mendoi të modifikojë maskat klasike, duke i bërë ato të vlefshme që të shërbejnë edhe për personat shurdhë-memec, për të lexuar buzët, transmeton KultPlus.

Ajo ka vendosur nje material trasparent tek pjesa e buzëve për të bërë të mundur leximin e buzëve. Edhe pse këto persona kane alfabetin e tyre të shenjave, kjo ndihmon prinderit e tyre të komunikojnë më lehtësisht me fëmijët e tyre, që kanë këto probleme.

Ashley Lawrence ka hapur një llogari fondesh në platformën GoFoundMe dhe të ardhurat do shkojnë në një shoqatë që ndihmon prindërit e fëmijëve shurdhë-memec. / KultPlus.com

Të ngjajshme