Një vit pandemi, Manastirliu: Ta çojmë deri në fund luftën, drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet

9 Mars, 2021 - 11:28 am

Sot mbushet 1 vit nga fillimi i pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje betejën një vjeçare të stafeve mjekësore në përballje me pandeminë.

Manastirliu shprehet se mjekët dhe infermierët kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues.

Ajo apelon që t’i ndihmojmë bluzat e bardha të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën në luftë me COVID-19.

“Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës. Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të përballjes me pandeminë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.  T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.  Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”, shprehet ministrja. / KultPlus.com

Të ngjajshme