Notarja shqiptare paralimpike nderohet me çmimin “Golden Ambrogino 2021”

9 Dhjetor, 2021 - 7:30 pm

Shqiptaro-italianja Arjola Trimi është një notare paralimpike që garon në garat e klasifikimit S4.

Së fundmi notarja shqiptare është nderuar me cmimin e rëndësishëm “Golden Ambrogino 2021”.

Edhe pse me aftësi të kufizuara fizike Trimi ndër vite mori pjesë në disa sporte, të tilla si basketboll me karrige me rrota dhe atletikë, por vetëm kur gjendja e saj mjekësore u përkeqësua ajo iu kthye notit profesional.

Arjola Trimi filloi notin si profesioniste në vitin 2013 dhe fillimisht u klasifikua si një atlete S5; por u riklasifikua menjëherë më vonë si S4. Po atë vit ajo u zgjodh për të përfaqësuar Italinë në Kampionatin Botëror të Notit IPC 2013 në Montreal. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme