“Now here’s the news”, 40 vjet CNN

6 Qershor, 2020 - 4:30 pm

Edicioni i parë i lajmeve të gjigandit mediatik amerikan, rrjetit që revolucionarizoi mënyrën e të bërit televizion, CNN, nisi pikërisht kështu… Lois Hart ndau tryezën me bashkëshortin e saj David Walker, teksa anonçonin zhvillimet kryesore në ditën e parë të transmetimit, në 1 qershor 1980.

I pari televizion që ofroi mbulim të informacionit, 24 orë në ditë, e nisi ekzistencën e tij të suksesshme me prezantimin e ambienteve ku kishte filluar të shkruhej historia e tij, në Altanta të Xheorxhias.

Natyrisht, pamjet e 40 viteve më parë stonojnë pak me ato që CNN ofron sot, nuk kishte grafika, strisha dhe saktësi si ajo e tanishmja. Flokët dhe moda ishin ndryshe, por qe prej fillimit, CNN ishte CNN. Tashmë një rrjet global i disponueshëm për 2 miliardë njerëz në më shumë se 200 vende dhe territore rreth botës, në vitet ‘80 ideja e një televizioni që transmetonte lajme 24 orë në ditë, ishte shumë revolucionare.

“Po mendojmë të krijojmë një rrjet alternativ kabllor. Një kanal informativ që do të quhet, Cabel News Network”, i cili do të transmetojë vazhdimisht, në segmente gjysmë orëshe lajme ndërkombëtare, ekonomike, sportive dhe të tjera, 24 orë në ditë. E di që në do t’ia dalim me sukses dhe zotohem para jush se nuk do ta zhgënjejmë publikun amerikan” – Ted Turner, themelues i CNN.

1 vit më vonë pasi manjati i medias Ted Turner i premtoi publikut amerikan një televizion ndryshe, CNN çeli maratonën e pandalshme të transmetimit. Një transmetim, që siç premtoi themeluesi i tij, Ted Turner do të ndërpritej vetëm më fundin e botës.

“Duam të mbulojmë të gjitha lajmet në çdo kohë, dhe meqenëse do të jemi në transmetim në mënyrë të vazhdueshme, pa ndërprerje, nënshkruam në 1 qershor për të përcjellë sinjalin satelitor, duke vijuar me shumë gjasë deri sa botës t’i vijë fundi”.– Ted Turner, themelues i CNN

1 vit më vonë, miliona teleshikues do të ndiqnin përmes ekranit të CNN, fundit e krizës se e pengmarrjes në Iran e martesën e Lady Dianës me princin Charles. Do të pasonte zbarkimi i gruas së parë në hënë, koncerti i bamirësisë Live Aid, katastrofa bërthamore e Çernobilit, protesta pro demokracisë me Tienanment, e rënia e murit të Berlinit. Ka mbuluar luftëra, katastrofa natyrore, politikë, kulturë e ngjarje të tjera ekskluzive në përpjekjen për të ruajtur përparësinë jo vetëm në tregun amerikan por në të gjithë globin, dhe për të përcjellë, lajmet e paanshme që evokonte Ted Turner.

Përgjatë 40 viteve, rrjetit televiziv është përballur me operatorë skeptikë kabllorë, komunistë autoritarë, diktatorë të lindjes së mesme e sfida të tjera, të vogla e të mëdha. Tani përballet më një president armiqësor, i cili e ka kthyer në shënjestrën kryesore të fushatës së tij të egër, kundër “fake news”, siç e quan. Por CNN nuk e ka humbur asnjë betejë në historinë e tij, e trashëgimia e shtrirë në 4 dekada është pasuri që tejkalon kufijtë amerikanë, frymëzim për mënyrën se si duhet bërë gazetaria, dëshmi se si duhet të duket e vërteta! /KultPlus.com

Të ngjajshme