Nuk dilte nga shtëpia që nga vdekja e të shoqit, emocione të forta për gjyshen që pa veten në lajme (VIDEO)

6 Shkurt, 2021 - 11:24 pm

“Dëshiroj që gjyshes t’i kthejë buzëqeshjen e humbur!” Kjo ka qenë dëshira e Deslit, 13-vjeçar, që përloti gjithë familjarët e tij.

Gjyshe Remzia, humbi bashkëshortin para një viti dhe që prej asaj kohe nuk dilte më nga shtëpia, dëgjonte vetëm lajmet dhe nuk buzëqeshte si më parë.

Surpriza e kërkuar nga Desli emocionoi jo vetëm gjyshe Remzien, por edhe pjestarët e tjerë të familjes të cilët ishin në dijeni të dëshirës dhe u bënë bashkëpunëtorë me stafin e programit “Më thuaj një dëshirë”.

Në shtëpinë e gjyshes u instaluan disa kamera të fshehta dhe në ekranin e televizorit nisi të shfaqej një edicion i ‘jashtëzakonshëm’ informativ, ku nga studioja e lajmeve, Ilir Paço, bëri të ditur dëshirën e Deslit për gjyshen e tij.

Kaq mjaftoi që gjithë familja të shpërthente në lot dhe gjyshe Remzia mos të kontrollonte dot emocionet e forta.

Dëshira e Deslit u realizua plotësisht kur gjyshja doli nga shtëpia pas shumë kohësh dhe shkoi në teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, ku një grup muzikantësh mes të cilëve Desli, e emocionuan me sonatën e saj të preferuar./tch/ KultPlus.com

Të ngjajshme