OAK: Mos përdorni IP adresat e Serbisë

16 Korrik, 2021 - 7:28 pm

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një reagimi edhe njëherë ka ngritur problemin e provajderëve me përdorimin e IP adresave të shtetit serb.

Përgjatë vizitave në terren dhe takimeve të vazhdueshme të cilat OAK organizon me bizneset bën të ditur se shqetësimi i qytetarëve dhe bizneseve për mosrregullimin e IP adresave, mbetet edhe më tutje aktual, transmeton KultPlus.

“Si rezultat i mos rregullimit të IP adresave në websitet shqiptare në Kosovë na dalin reklamat në gjuhën serbe në vend të reklamave në gjuhen shqipe dhe po janë reklama të ndryshme jo të hijshme dhe një gjë e tillë po ndikon në uljen e të hyrave të bizneseve dhe të hyrave edhe në shtet. OAK ka lobuar me herët tek Institucionet vendore që të bëhet ky ndryshim i IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi në ato të Shqipërisë, gjë e cila falë bashkëpunimit të ndërsjellë është arritur. Megjithatë kohët e fundit po vërejmë që operatorët kanë kthyer përsëri IP adresat e mëparshme”, thuhet në reagimin e OAK.

Duke pasur parasysh që ne si Odë jemi duke pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës” thuhet më tutje në këtë reagim

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave nga operatorët kabllorë duke përdorë IP të Shqipërisë deri në marrjen e IP-ve zyrtare të Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme