Oksfordi vazhdon të jetë universiteti më i mirë në botë

12 Shtator, 2019 - 9:40 am

Edhe këtë vit Universiteti i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë pas vlerësimeve vjetore të realizuara nga revista, “Times Higher Education”.

Vendin e dytë e zë Instituti i Kalifonisë për teknologji teksa vendin e tretë e ka Universiteti i Kembrixhit.

Mirëpo kësaj here është paralajmëruar se universitetet në Britani janë “duke pasur vështirësi për të ruajtur vendin e tyre” kundrejt rivalëve globalë, transmeton rel.

Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropë.

Universitetet amerikane vazhdojnë të dominojnë në renditje botërore pasi shtatë prej tyre gjenden në listën e 10 institucioneve të më të mira.

Sipas revistës, universitetet e Iranit kanë qenë në mesin e institucioneve që janë ngjitur lart më të shpejti në listën e këtij viti. /KultPlus.com

Të ngjajshme