Organizohet vrap në përkujtim të Artan Venharit

9 Shtator, 2019 - 5:12 pm

Me slloganin “Fluturo me engjujt shoku jonë Artan” Klubi XTrailers ka organizuar një vrapim kushtuar Venharit si anëtar i këtij grupi.

“Ju ftojmë ta përshëndesim me një vrapim marshues në shenjë lamtumirëse mikun tonë të vrapimit që dashuronte njeriun, harmoninë, qiejt dhe malet”, thuhet në njoftimin e Klubit.

Vrapimi do të bëhet nesër datë 10 Shtator 2019, në ora 06:00 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Artan Venhari gjeti vdekjen në një aksident gjatë lëshimit me paragllajd në Prizren të shtunën.

Venhari ka qenë edhe Zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe Zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës.

Të ngjajshme