Oscar Schindler, biznismeni që shpëtoi mbi 1000 hebrenj gjatë Holokaustit

28 Prill, 2023 - 9:00 pm

Oscar Schindler( 28 prill 1908 – 9 tetor 1974), është biznismeni çek që mbronte hebrenjtë gjatë Holokaustit. Shindleri u caktua si i Drejti midis Kombeve nga Yad Vashem, dhe u bë i famshëm nga filmi i Steven Spielberg, fitues i çmimeve, “Schindler’s list”, transmeton KultPlus.

Oskar Schindler ka lindur në Sudetenland, Çekosllovaki. Pasi Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939, Schindler shkoi në Krakov për të marrë në dorë dy fabrika të enëve të smaltit të cilat më parë ishin në pronësi të hebrenjve.

Të dyja ishin sipërmarrje të suksesshme dhe ai e operoi njërën si agjent për pushtuesit gjermanë. Shindleri më vonë hapi një fabrikë të tretë jashtë Krakovës, në të cilën punësoi kryesisht hebrenj, duke i shpëtuar ata nga dëbimi. Getoja e Krakovit u likuidua në fillim të vitit 1943 – shumë nga hebrenjtë e saj u dërguan në kampin e punës në Plaszow aty pranë.

Shindleri, i prekur shumë nga gjendja e rëndë e hebrenjve, përdori lidhjet e tij të mira me zyrtarë të rëndësishëm gjermanë në Administratën e Armatimeve për të krijuar një degë të kampit Plaszow brenda kompleksit të fabrikës së tij. 900 punëtorë hebrenj, disa të papërshtatshëm për punë të rënda, u punësuan në fabrikë. Kështu ata u shpëtuan nga kushtet në Plaszow. Në tetor 1944, fabrika e Shindlerit nuk ishte më në përdorim dhe ushtria ruse po përparonte drejt Polonisë.

Schindler mori lejen për të zhvendosur fabrikën e tij në Sudetenland dhe për ta rithemeluar atë si një kompani prodhimi armatimi. Edhe një herë, Shindleri përdori kontaktet e tij për të rregulluar që të merrte me vete punëtorët e tij hebrenj. Ai transferoi me sukses 700-800 burra nga kampi i përqendrimit në Gross-Rosen dhe rreth 300 gra nga Aushvici. Emrat e këtyre punëtorëve u regjistruan në një listë, duke fituar emrin “Lista e Shindlerit”.

Hebrenjtë e Shindlerit trajtoheshin në mënyrën më humane të mundshme. Ai dhe gruaja e tij, Emilie, u siguruan atyre ushqim dhe kujdes mjekësor. Ata hebrenj që vdiqën u varrosën në funeralet e duhura hebreje. Shindleri përdori vazhdimisht personalitetin e tij simpatik dhe lidhjet e mira për t’u miqësuar dhe për të nxjerrë favore nga zyrtarë të rëndësishëm të SS në Poloni (madje e nxorrën nga burgu disa herë kur Gestapo e akuzoi për korrupsion).

Në përgjithësi, Shindleri shpëtoi rreth 1100 hebrenj nga vdekja pothuajse e sigurt. Ai është varrosur në një varrezë të krishterë në Jerusalem./KultPlus.com

Të ngjajshme