Osmani në bashkëbisedime me liderë të ndryshëm botërorë

12 Nëntor, 2022 - 8:48 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në Paris, ku ka udhëtuar për në Forumin e Paqes, shkruan KultPlus.

Atje, Osmani është takuar me liderë të ndryshëm nga e gjithë bota.

“Bashkëbisedime me liderë nga vende të ndryshme të botës, aleatë dhe miq të rinj të Kosovës, gjatë Forumit të Paqes në Paris”, thuhet në postimin e saj në “Facebook”.

Për këtë forum ka udhëtuar edhe i pari i vendit, Albin Kurti. /KultPlus.com

Të ngjajshme