Osmani përkujtoi veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi: Sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës për liri

24 Mars, 2024 - 3:25 pm

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar dy humanistët e shquar Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, në 25 vjetorin e vrasjes.

Përkujtimi i plotë i Presidentes:

25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij.

Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi.

Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë.

I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri! / KultPlus.com

Të ngjajshme