Osmani takohet me Erdoganin në Turqi: Faliminderit president për miqësinë, përkushtimin dhe mbështetjen

2 Mars, 2024 - 3:42 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar në Turqi me presidentin Reccep Tayip Erdogan.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar presidentin turk për përkrahjen, miqësinë dhe përkushtimin për Kosovën.

“Faleminderit, President Erdoğan!Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!

Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com

Të ngjajshme