Osmani takon deputeten Kearns, flasin për sigurinë në rajon

11 Dhjetor, 2023 - 9:37 pm

Në margjinat e Forumit Doha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar deputeten britanike, Alicia Kearns, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Diskutime në kohë me një mik të dashur të Kosovës, Alicia Kearns në Doha Forum. Diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. E falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Të ngjajshme