Para duelit me bashkëkombësen e tyre, tifozët japonez mbështetin Majlindën me fanella “Unë e dua Kosovën”

26 Gusht, 2019 - 10:48 am

Disa tifoz japonez kanë veshur fanella me mbishkrime “Unë e dua Kosovën” në Tokio.

Majlinda rreth orës 12 do të ndeshet në gjysmëfinale me kampionen botërore të Xhudos, Uta Abe, e cila është japoneze.

Kjo ndeshje shihet si ‘ndeshja e ëndrrave’, pasi të dyja shihen si pretendente kryesore për të fituar të artën në botërorin e sivjetmë ‘Tokio 2019’.

Majlinda Kelmendi ka arritur që ta mposht edhe japonezen Ai Shishime në botërorin Tokio 2019.

Kelmendi ka pasur një gare të fort me japonezen ndërsa ka fituar me pikë, transmeton Koha.net.

Kelmendi tani ka arritur që të kualifikohet në gjysmë finale, ku do të ndeshet prapë me një Japoneze, Uta Abe. 

Majlinda do të ndeshet me Ai Shishmime nga Japonia,në çerekfinale në Tokio 2019. /KultPlus.com


Të fundit

Të ngjajshme