Parada e motorëve, adrenalinë dhe spektakël tri netë radhazi në Shkodër

25 Maj, 2025 - 5:58 pm

“Moto Fest Shkodra 2025” dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm dhe adrenalinë për tri netë me radhë në qytetin e Shkodrës, duke mbledhur rreth 200 të apasionuar pas motorëve nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Pjesëmarrësit zhvilluan një paradë madhështore nëpër rrugët e qytetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.

Pas paradës, motoristët u bashkuan në një festë energjike në sheshin para bashkisë Shkodër, ku muzika live nën tingujt e grupit të mirënjohur “Elita 5” krijoi atmosferë elektrizuese dhe mbajti gjallë emocionet gjatë mbrëmjes.

Në këtë festë morën pjesë grupe nga i gjithë rajoni, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Italinë.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, falënderoi të gjithë motoristët dhe grupet pjesëmarrëse.

“Falenderoj çdo grup dhe çdo motorist që na u bashkua në festën e motorëve në Shkodër, veçanërisht grupet nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia. Faleminderit të gjithëve për tri netë të mrekullueshme që kaluam së bashku në Shkodër”, u shpreh ai.

“Moto Fest Shkodra” po konsolidon pozicionin e Shkodrës si një qendër e rëndësishme për kulturën e motorëve dhe turizmin e aventurës në Shqipëri./ KultPlus.com

Të ngjajshme