Parashikimet e Baba Vangas që tmerruan njerëzimin

25 Dhjetor, 2021 - 11:45 am

Gjatë tërë jetës së saj, Vanghelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Baba Vanga, jetoi e shkretë. Mirëpo, emri i saj u bë i njohur botërisht për parashikimet e së ardhmes.

E lindur në Bullgari, gruaja mistike që nga fëmijëria pati shikim të dobësuar, e dikur thuhet se i humbi tërësisht. Ajo lindi para kohe, e problemet shëndetësore e përcollën tërë jetën. Babai i saj luftoi në ushtrinë bullgare në Luftën e Parë Botërore dhe nëna i vdiq kur Vanga ishte shumë e re.

Në vitin 1925, ajo u dërgua në një shkollë për persona me aftësi të kufizuara në Zemun të Serbisë ku mësoi për tri vjet. Ajo mësoi alfabetin Braille dhe të luante në piano. Me t’u rritur, ajo thoshte se i ka në posedim disa “aftësi paranormale”, që as vet nuk mund t’i shpjegonte.

Baba Vanga e parashikoi rënien e Bashkimit Sovjetik, fatkeqësinë e Çernobilit, fitoren e Boris Yeltsinit në Rusi, datën e vdekjes së Stalinit, fundosjen e nëndetëses ruse Kursk, sulmet e 11 shtatorit e shumë të tjera.

Ka mjaft zëra që i mohojnë parashikimet e saj, duke thënë se e gjitha është një lojë për ta bërë me famë gruan bullgare.

Parashikimet që ende s’kanë ndodhur janë: orbita e Tokës do të zhvendoset, kontinenti i Evropës do të shkretohet, një burim i ri energjie do të zhvillohet, akulli në Polin e Veriut do të shkrihet, bota do të sundohet sërish nga komunistët, një sëmundje e re do ta godasë planetin, kafshët do të bëhen gjysmë-njeri, do të lind një fe e re, e të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme