Pas 12 javësh, maturantët në Shqipëri janë rikthyer në shkolla

18 Maj, 2020 - 7:00 pm

Pas rreth 12 javësh pezullim të procesit mësimor, maturantët janë rikthyer në  shkollë për të vijuar me fazën përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore.

Nga vëzhgimi i kryer mëngjesin e sotëm nga A2 CNN në disa prej gjimnazeve të qytetit të Durrësit vihet re kujdesi i shtuar i higjienës dhe masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Ata mbeten skeptikë për kohën e shkurtër që kanë në dispozicion për t’u përgatitur për provimet që përmbyllin ciklin katërvjeçar të arsimit të mesëm.

Drejtuesit e gjimnazeve pohojnë se mësimi online u ka dhënë mundësinë për të marrë njohuritë e duhura, ndërsa sa i takon masave mbrojtëse pohojnë se janë prioritet i këtyre ditëve që kanë mbetur për të frekuentuar ambientet e shkollave.

Të ngjajshme