Pas 26 javësh, Papa Françesku mirëpret publikun në audiencën javore

2 Shtator, 2020 - 9:00 pm

Normaliteti duket se ka filluar të rikthehet në Vatikan derisa Papa Françesku e ka mirëpritur publikun në audiencën e tij të përjavshme për herë të parë pas 26 javësh.

Ai e ka puthur flamurin e Libanit në shenjë të lutjes për këtë vend, ka bekuar fëmijët nga distanca, ka takuar peshkopët që kishin vendosur maska, si dhe u ka dhënë dorën priftërinjve edhe pse nuk kishin maska.

Agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se Papa Françesku po e shijonte këtë moment kur po kalonte pranë turmës prej rreth 500 personave të cilët megjithatë ishin në distancë prej të paktën dy metrave, transmeton Klan Kosova.

Audienca e mbajtur në oborrin San Damaso në Pallatin Apostolik të Vatikanit ka qenë e hapur për të gjithë, pa pasur nevojë për biletë, por me masa anti COVID-19.

Papa Françesku u takua për herë të fundit me besimtarët katolikë në audiencën e tij javore në fillim të muajit mars.

Të ngjajshme