Pas komenteve për Holokaustin, Whoopi Goldberg pezullohet nga emisioni ‘The View’

2 Shkurt, 2022 - 4:18 pm

Aktorja amerikane, Whoopi Goldberg është pezulluar nga emisioni “The View” për dy javë, përcjell KultPlus.

Goldberg, e cila bashkë-prezanton emisionin amerikan të ABC-së “The View”, tha të hënën se Holokausti kishte të bënte me çnjerëzimin e njeriut ndaj njeriut dhe përfshinte “dy grupe të bardhë njerëzish”.

Aktorja fituese e Oskarit më vonë kërkoi falje duke thënë: “Në shfaqjen e sotme, thashë se Holokausti ‘nuk ka të bëjë me racën, por me çnjerëzimin e njeriut ndaj njeriut’. Duhet të kisha thënë se ka të bëjë me të dyja”.

Pezullimi i saj nga “The View” u njoftua në një deklaratë të publikuar nga rrjeti amerikan ABC News të martën mbrëma.

“Duke hyrë në fuqi menjëherë, unë do të pezulloj Whoopi Goldberg për dy javë për komentet e saj të gabuara dhe lënduese,” shkroi në deklaratë Kim Godwin, presidente e ABC News. /KultPlus.com

Të ngjajshme