22 Tetor, 2022 - 10:50 am
Kosova do të përfaqësohet sot nga Laura Fazliu në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Padyshim se Laura do të synojë që t’i sigurojë një tjetër medalje Kosovës nga ky Grand Slam.
Kujtojmë se Laura Fazliu i ka sjell Kosovës medaljen e dytë të artë nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” këtë vit.
Ndërkaq, të premten, xhudistja kosovare Nora Gjakova u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Po ashtu, të dielën, Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 78 kilogramë. / KultPlus.com