Pas paraqitjeve mbresëlënëse, Xhaka nominohet për sportistin e vitit në Zvicër

16 Nëntor, 2022 - 3:07 pm

Granit Xhaka është në listën e të nominuarve si sportisti më i mirë i vitit në Zvicër, shkruan KultPlus.

Futbollisti nga Kosova po shijon kulminacionin e karrierës së tij, me paraqijet briliante po udhëheq mesfushën e Arsenalit.

Xhaka, i cili pësoi një goditje të vogël në ndeshjen e tij të fundit, do të jetë i gatshëm për të përfaqësuar Zvicrën në Kampionatin Botëror, i cili do të fillojë më 20 nëntor.

Votimet do të fillojnë më 29 nëntor online në linkun: www.sports-awards.ch.

Zvicra në këtë botëror do të jetë në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin, derisa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 24 nëntor.

Me Xhakën konkurrojnë dy sportistë nga hokej mbi akull, një nga hendbolli, një nga futbolli dhe një nga futbolli në rërë.

Përzgjedhja e fituesit do të bëhet më 11 dhjetor. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme