Pas të famshmes Forbes, puna e Shkollës Finlandeze pasqyrohet në CNN

17 Mars, 2021 - 1:03 pm

Aktivitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollës Finlandeze me rastin e shënimit të kampanjës së #MyFreedomDay janë pasqyruar në median më të rëndësishme dhe më të shikuar botërore, CNN.

Kështu CNN ka vendosur që lajmin mbi aktivitetet e kësaj dite ta ofroj përmes videos që nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle e kanë realizuar, e cila përfshin aktivitetet në ngritje të vetëdijes për liri dhe të drejtat e njeriut si dhe kundër skllavërisë moderne siç është puna e detyruar tek fëmijët apo trafikimi me qenie njerëzore. Ky aktivitet i cili organizohet nga CNN My Freedom Project, përfshin me mijëra shkolla nga e gjithë bota ndërsa CNN ka përzgjedhur pikërisht Shkollën Finlandeze si modelin më të mirë për ngritje të vetëdijes në këtë iniciativë ku pasqyrohet jo vetëm dituria dhe puna e nxënësve në projekte të ndryshme por edhe kreativiteti i tyre në shkrim të poezive, performancë dramaturgjike, si dhe këndim.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojëra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze

Të ngjajshme