Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Netflix të bëjë një serial, Hollivudi nuk e mbajti fjalën

12 Korrik, 2021 - 9:30 am

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh, pasardhësi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka iniciuar një peticion online për të xhiruar një film për Skënderbeun në platformën gjigande Netflix.

Ai shkruan se prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë.

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur”, shkruan Loris Castriota Skanderbegh në llogarinë e tij në Facebook.

Whatsapp Image 2021 07 11 At 17.24.42

Peticioni i nisur ditën e djeshme ka arritur më shumë se 2637 firma në më pak se 24 orë dhe pritet të kalojë limitin e 5 mijë firmave./KultPlus.com

Të ngjajshme