Patrulla ‘Triumfi Dardan 2023’ sfidon kadetët e ‘Akademisë së Mbrojtjes’ në aspektin fizik dhe mental (FOTO)

4 Nëntor, 2023 - 10:28 am

Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt nga ‘Akademia e Mbrojtjes’ janë sfiduar në aspektin fizik, mendor dhe taktik pas zhvillimit të Patrullës “Triumfi Dardan 2023”, e cila ka pasur karakter garues  mes skuadrave, shkruan KultPlus.

Sipas një njoftimi në facebook thuhet se Kadetët e Qendrës për Studime Universitare, ‘Akademia e Mbrojtjes’, kanë përfunduar me sukses Patrullën ‘Triumfi Dardan 2023’ duke dëshmuar qëndrueshmëri fizike, mentale dhe bashkëpunim ekipor, që janë esenciale për sukseset në sektorin e mbrojtjes.

“Kadetët e vitit të tretë dhe të katërt përfunduan me sukses Patrullën “Triumfi Dardan 2023”.

Kjo patrullë e cila tashmë është ndër traditat më të çmuara të QSU-së, ka karakter garues në mes skuadrave. Gjatë kësaj patrulle kadetët sfidohen mjaft shumë në aspektin fizik, taktik dhe të udhëheqjes. Por, përvoja e mirë dhe mësimet e marra nga ky aktivitet janë të një rëndësie të veçantë për kadetët.

Qëndrueshmëria fizike dhe mentale, shpirti luftarak dhe puna ekipore janë esenciale në përfundimin e suksesshëm të Triumfit Dardan.

I përgëzojmë ‘Dardanët’ tanë për Triumfin e tyre” thuhet në njoftimin e Qendrës për Studime Universitare-Akademia e Mbrojtjes/KultPlus.com

Të ngjajshme