Paul Gascoigne hidhet në det nga helikopteri, në hapjen e programit italian ‘Isola dei famosi’

17 Mars, 2021 - 8:55 pm

Legjenda angleze e futbollit Paul Gascoigne ka nisur shfaqjen e tij në një ‘reality-show’ italian, duke u hedhur në det nga helikopteri, për sfidën e tij të parë ‘të mbijetesës’.

Ish-futbollisti i Anglisë dhe i skuadrës së Totenham nisi furishëm pjesëmarrjen e tij në programin “Isola de Famosi” që po zhvillohet ishujt Cayo Cochinos, pranë brigjeve të Honduras, teksa kreu sfidën e tij të hedhjes nga helikopteri dhe notimit deri në bregun e ishullit të pabanuar.

53 vjeçari Gascoigne, bisedonte me prezantuesit e programit disa momente para se të kryente hedhjen e guximshme.

Me pas ai arriti të dilte në breg dhe u bashkua me kolegët konkurrentë, në rërën e pastër të ishullit.

Heroi anglez që njihet dhe si problematik, do të duhet të kalojnë disa javë pa cigare dhe alkool për sfidën në ‘Ishullin e të Famshmëve’, teksa programi do të vazhdojë deri në maj, dhe personazhet e njohur pjesëmarrës duhet të luftojnë për të mbijetuar.

Por fituesi i programit do të marrë shumën e majme prej €100,000, të cilën Gascoigne ka premtuar se nëse fiton, do ta dhurojë për bamirësi.

Gascoigne tha se paratë do të shkojnë për grupin e bamirësisë në kujtim të nipit të tij, që vdiq në moshën 22 vjeçare nga shqetësime të rënda mendore./ KultPlus.com

Të ngjajshme