“Peaky Blinders” triumfon në National Televison Awards 2020 të Britanisë së Madhe

29 Janar, 2020 - 8:17 pm

Drama televizive “Peaky Blinders” dhe ylli i saj Cillian Murphy ishin fituesit e mëdhenj në ceremoninë britanike National Television Award në Londër të martën mbrëma (28 janar).

Krijuesi i serisë Steven Knight e mori çmimin për Dramë në ceremoninë në O2 Arena, ndërsa Murphy i cili mungonte e mori çmimin për Drama Performance.

“Chernobyl”, mini-seria e cila e dokumenton katastrofën bërthamore sovjetike të vitit 1986, u shpall Best New Drama, ndërsa Mrs. Brown Boys triumfoi në kategorinë Comedy.

Fituesit e tjerë të shquar përfshinë Jesy Nelson, dokumentari i të cilit flet për trollet e mediave sociale, Odd One Out, e fitoi çmimin Factual, dhe dyshja televizive Ant dhe Dec, të cilët e zgjeruan rekordin e tyre të fitoreve në seksionin TV Presenter me fitoren e 19-të, transmeton Insajderi.

Ylli i “Monty Python”, Michael Palin u nderua me çmimin Special Recognition për punën e tij si komedian, aktor dhe dokumentues udhëtimesh. Ai ia dedikoi çmimin mikut dhe kolegut të ndjerë të “Monty Python”, Terry Jones, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. /KultPlus.com

Të ngjajshme