Pejanët nuk i ndalon as koronavirusi për të marrë nuse

15 Mars, 2020 - 2:42 pm

Situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që shumë banorë të vet-izolohen nëpër shtëpitë e tyre dhe të marin masa mbrojtëse në mënyrë që qytetarët të mos preken nga ky virus.

Madje, Kryeministri i Kosovës ka dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha lokalet, kafiterit e mos të mbahet asnjë aheng familjarë, për shkak se aty ku qëndrojnë njerëz më shumë ka gjasa që të preken nga ky virus, transmeton KultPlus.

Mirëpo, këtë urdhër, nuk e kanë respektuar të gjithë. Një familje nga Peja ka bërë dasmë. Në foto shihen duke vallëzuar të gëzuar, pa u merakosur për virusin që tashmë ka arritur edhe në vendin tonë. / KultPlus.com

Të ngjajshme