PEN Qendra e Kosovës organizon sot takim letrar në Bibliotekën e Prishtinës

5 Shkurt, 2024 - 10:08 am

PEN Qendra e Kosovës sot do të organizojë takim letrar në Bibliotekën e Prishtinës, shkruan KultPlus.

Me fillim nga ora 12:00 në Bibliotekën Komunale “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës organizon takimin e katërt me radhë në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja”.

Referues do të jenë sudiuesi dhe profesori, Anton Berishaj, cili do të ligjërojë për vlerësimin kritik të veprës letrare, ndërsa për procesin e të shkruarit të romanit do të ligjërojë prozatori dhe studiuesi, Gëzim Aliu.

Projekti është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme