PEN Qendra e Kosovës sot debaton për gjuhën e shkrimit letrar 

11 Shkurt, 2022 - 10:00 am

Sonte, e premte, 11 shkurt 2022, në ambientet e KultPlus Caffee Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës vazhdon aktivitetet e veta kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.  

Temë shqyrtimi sonte është Gjuha e shkrimit letrar sot. 

Për këtë temë referojnë Anton Berishaj dhe Agron Gashi.
Takimin do ta udhëheqë Avni Spahiu.  

Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës.  

Të ngjajshme