PEN Qendra e Kosovës sot fillon debatin për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie  

20 Janar, 2022 - 10:30 am

Sot, në orën 17:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës fillon  aktivitetet e veta kulturore e letrare paraparë me projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie”.  

Në këtë kuadër sonte shqyrtohet tema “Liria dhe e drejta e autorit”. 

Rreth kësaj teme flasin Ibrahim Berisha dhe Milazim Krasniqi, ndërsa moderon Avni Spahiu. Mirëpritet kontributi edhe nga të pranishëm të tjerë.  

Projektin “Debati për Kulturën dhe Letërsinë në kohë pandemie” e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës.  

PEN Qendra e Kosovës më parë ka realizuar disa projekte, poashtu me përkrahje të MKRS-së.  

Nga këto projekte vlen për të përmendur ato që bosht kishin përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë. Kështu, në vitin 2020 janë mbajtur takimet me titull “Ora e Shkrimtarit”, dhe vjet, më 2021, takimet “Ora e Shkrimtarit2”./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme