PEN Qendra Ndërkombëtare me udhëheqje të re

25 Shtator, 2021 - 12:45 pm

Këto ditë u kremtua 100 vjetori i themelimit të shoqatës botërore të shkrimtarëve, PEN International me seli në Londër.

Me këtë rast u mbajt Kongresi i 100 Vjetorit të themelimit. Në Kongres, si pjesëmarrëse aktive online, mori pjesë edhe PEN Center Kosova. Ishte e pranishme edhe PEN Qendra e Shqipërisë.

Gjatë pesë ditëve, nga 20 deri më 24 shtator, në Kongres u shtruan tema për të cilët janë angazhuar shkrimtarët nga shumë vise të botës: Liria, barazia, e drejta e fjalës dhe të drejtat gjuhësore.

U tha se këto të drejta bazike elementare të njeriut po shkelen ende nëpër botë. U morën shembuj Afganistani, Rusia, etj.

Lidhur me këto të drejta u miratuan katër rezoluta që konsiderohen shtysë e mëtejme për respektimin e tyre atje ku mungojnë.
Në PEN International u pranuan edhe dy qendra të reja: e Maltës dhe ajo e Qechuas.

Në fund të punimeve, Kongresi zgjodhi uhëheqjen e re: të PEN Internationa: kryetar Burhan Sonmez dhe nënkryetar William Nygaard. Në emër të PEN Qendrës, nga Kosova votuan përfaqësuesit e saj: Binak Kelmendi dhe Avni Spahiu.

U lavdërua puna e deitashme e udhëhqjes së shkuar me në krye Jennifer Clement.

Kongresit iu drejtuan shkrimtarëve nga bota, ndër të cilët edhe nobelistët Salman Rushdi dhe Orhan Pamuk.

Kryetari i ri Burhan Sonmez, premtoi shtimin e bashkëpunimit të PEN Qendrave rajonale. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme