‘Për asgjë në botë nuk do të doja të isha 20 vjeç, tani jam shumë më e lumtur se atëherë’

27 Shtator, 2021 - 11:57 pm

Nga Monica Bellucci

-Çfarë do të bëj kur të plakem dhe kur reflektimi im në pasqyrë nuk do të më bëjë më të lumtur?

Të njëjtën gjë që bëri nëna ime. Nuk do ta shikoj veten në pasqyrë, do të shikoj fëmijët e mi.

-Për asgjë në botë nuk do të doja të isha 20 vjeç. Tani jam shumë më e lumtur se atëherë, sepse në atë moshë ne thjesht njohim veten, duke u përpjekur të kuptojmë atë që duam të jemi, duke vuajtur nga pasiguria. Tani e di saktësisht se për çfarë kam nevojë dhe pa çfarë mund të jetoj.

-Bukuria bëhet më ekspresive dhe interesante kur mbulohet nga veshja./KultPlus.com

Të ngjajshme