Për herë të parë në histori, një grua bëhet pjesë e Marinës Ushtarake Amerikane

17 Korrik, 2021 - 9:02 am

Për herë të parë në histori, një grua ka përfunduar tërësisht programin e trajnimit të ushtrisë amerikane, duke u bërë kështu pjesë e forcave speciale të Marinës Ushtarake.

Gruas e cila ka përfunduar me sukses trajnimin 37 javor, nuk i është bërë i ditur identiteti, gjë që përkon me politikat e Pentagonit.

Siç raportojnë mediat e huaja, ajo është një ndër 17 marinarët, të cilët u diplomuan dhe është e para ndër 18 gratë, të cilat tentuan të ishin pjesë e marinës por nuk ja dolën të kalonin provat e vështira, transmeton KultPlus

Ndërkohë, vetëm 35% e marinarëve të cilët aplikojnë për programin, arrijnë ta kalojnë atë.

Gruaja tani do të drejtohet në një nga tre ekipet speciale të anijeve të Luftës Speciale Detare.

Ushtria amerikane ka nisur të lejojë gratë që të shërbejnë në role ushtarake në vitin 2015. / KultPlus.com

Të ngjajshme