Për herë të parë në histori të Kosovës një grua dekretohet në gradën gjeneralmajore

27 Maj, 2022 - 11:46 am

Irfete Spahiu është dekretuar për herë të parë në histori të Kosovës dhe ushtrisë së saj, me gradën gjeneralmajore dhe inspektore gjenerale në FSK, shkruan KultPlus.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, pasi e ka dekretuar si gjeneralmajore.

“FSK-ja po forcohet dhe profesionalizohet vazhdimisht. Vendosja e grave në pozita drejtuese do ta bëj ushtrinë tonë  më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Pata nderin sot që gjeneral brigade Irfete Spahiun ta  dekretoj me gradën gjeneralmajore dhe inspektore gjenerale në FSK”, thotë Osmani.

Presidentja gjithashtu ka thënë se duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së. /KultPlus.com

Të ngjajshme